Nottingham Forest fiton ndaj Aston Villa, Braga mposht Freiburg

- Advertisement -

Nottingham Forest e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League ndaj Aston Villa me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë është mbyllutr pa gola, me lojë të përqendruar kryesisht në mesfushë dhe me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat.

Ndeshja është vendosur në minutën e shtatëdhjetë e një, kur pas rishikimit me VAR, gjyqtari ka akorduar penallti për Nottingham Forest.

Nga pika e bardhë është treguar i saktë Chris Wood, i cili ka realizuar për 1:0, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij para ndeshjes së kthimit.

Në takimin tjetër gjysmëfinal, Braga ka fituar ndaj Freiburg me rezultat 2:1.

Braga ka kaluar në epërsi në minutën e tetë me golin e Demir Ege Tiknaz, pas asistimit të Victor Gomez.

Mysafirët e kanë barazuar në minutën e gjashtëmbëdhjetë përmes Vincenzo Grifo.

Kur pritej fundi i ndeshjes, Mario Dorgeles ka shënuar për fitoren 2:1 të Braga.

Ndeshjet e kthimit pritet të vendosin finalistët e këtij edicioni të Europa League.

Pa gola pas pjesës së parë në gjysmëfinalen Nottingham Forest – Aston Villa

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Europa League mes Nottingham Forest dhe Aston Villa.

Dyzet e pesë minutat e para janë karakterizuar me lojë të përqendruar kryesisht në mesfushë, ndërsa rastet e pastra për gol kanë qenë të pakta nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë.

Kjo përballje po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Braga dhe Freiburg.

Të ngjashme

Të fundit