Notari kosovar, Bledion Meha vazhdon sukseset në arenën ndërkombëtare

- Advertisement -

Notari i talentuar nga Skenderaj, Bledion Meha, po vazhdon të shkëlqejë në garat ndërkombëtare të notit, duke përfaqësuar me dinjitet Skenderajn dhe Kosovën në kuadër të Klubit të Notit “Dielli”.

Në garat ndërkombëtare të notit “Orion Cup”, të mbajtura  në Maqedoninë e Veriut, Bledioni arriti një tjetër sukses të madh sportiv, duke u kthyer me tri medalje të fituara pas paraqitjeve mbresëlënëse në disiplinat ku garoi, transmeton Klankosova.tv.

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme të sportistit të ri, i cili po bëhet krenari për Skenderajn dhe një shembull frymëzimi për të rinjtë që merren me sport.

Të ngjashme

Të fundit