Roza Lati është rikthyer.
Moderatorja shqiptare është rikthyer më energjike se kurrë më parë me emisionin e saj të përjavshëm “Why not”, shkruan lajmi.net.
Një nga mysafirët e parë që ishte sonte i ftuar është Noizy i cili la publikun pa fjalë me deklaratat e tij për shumë artistë të vendit.
Kohët e fundit ka qenë mjaft i komentuar edhe raporti i tij me Bora Zemanin, ndaj nuk i shpëtoi as kësaj pyetje nga Roza.
Ajo e pyeti se çfarë do bënte nëse do izolohej me një shtëpi me Bora Zemanin.
“Do të gatuaja non stop vetëm unë si dhe do ta pyesja për emisionin e saj”, u përgjigj Noizy derisa për atë se çka e lidh me Borën nuk e tha asnjë fjalë.
Ndryshe, Noizy ka qenë i ftuar në ditëlindjen e moderatores në festën e parë që organizoi me 9 janar.