Nga enti parashkollorë, fëmijët vijnë me këto dosje në klasat e para.
Përmes këtyre, mësimdhënësja e re, i din të dhënat elementare të fëmijëve që i pranon për vazhdimin shkollor.
E nga kjo dosje e thjeshtë, mësimdhënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Emin Duraku” e bëjnë një dosje të përgjithshme.
Me anë të tyre, tregojnë më shumë për personalitetin e nxënësve që kanë nën menaxhim.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani tregon se sa janë të rëndësishme këto dosje.
Nga ana tjetër, njohësi i arsimit Ismet Potera thotë se këto dosje duhet të jenë në secilën shkollë të vendit.
Në dosjet e përgjithshme të shkollave janë të përfshira gjendja shëndetsore e fëmijëve, vizita te psikologu privat ose i shkollës si dhe zhvillimi psiko-motorik, social dhe njohës.
Televizioni ka tentuar që të marrë një përgjigje nga ministria e arsimit për këtë çështja por e njëjta nuk është përgjigjur.