10.1 C
New York
Wednesday, December 11, 2024

Buy now

Njihuni me përfitimet e uthullës së mollës për fëmijët

- Advertisement -

Ju mund të pasuroni regjimin tuaj ushqimor me uthull molle për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Por a i dini përfitimet e saj edhe për fëmijët? Ju njohim me përgjigjen e kësaj pyetje më poshtë.

Nuk ka kalori
Ashtu si të rriturit edhe fëmijët luftojnë me peshën e tepërt. Prandaj është e rëndësishme të gjeni mënyra të reja për të kursyer kalori aty-këtu pa e bërë fëmijën tuaj të ndihet i privuar nga ushqimi. Uthulla e mollës është një zgjedhje e mirë për fëmijët sepse i shton shije ushqimit dhe nuk përmban asnjë kalori.

E pasur me antioksidantë
Uthulla e mollës është e pasur me polifenole, të cilat janë një lloj antioksidantësh. Antioksidantët në ushqim ofrojnë mbrojtjeje kundër dëmtimit të qelizave nga radikalet e lira. Njerëzit që kanë një regjim ushqimor të pasur me antioksidantë kanë shkallë më të ulët rrezikshmërie të sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Duke shtuar uthull molle në regjimin ushqimor të fëmijës tuaj, ju mund ta mbroni atë nga sëmundje të ndryshme.

Disa shqetësime shëndetësore të mundshme!
Ka një lidhje midis përdorimit të uthullës së mollës të papasterizuar dhe helmimit nga ushqimi. Helmimi me ushqim tek fëmijët është veçanërisht i rrezikshëm pasi sistemi i tyre imunitar është në zhvillim. Për të kufizuar rrezikun, blini vetëm uthull molle të pasterizuar. Një artikull i vitit 2012 i botuar në Revistën Hollandeze të Stomatologjisë u raportua për një rast të dëmtimit të dhëmbëve pas përdorimit kronik të uthullës së mollës si suplement. Është e rëndësishme të mbroni dhëmbët e fëmijës suaj për të parandaluar prishjen e dhëmbëve dhe problemet dentare ndërsa ata rriten. Përdorimi i uthullës në ushqim mund të ndihmojë në parandalimin e disa prej efekteve në dhëmbët e fëmijës tuaj.

Këshilla për përdorim
Uthulla e mollës është një bazë e mirë për çdo sallatë të bërë në shtëpi. Ju gjithashtu mund të bëni një sallatë frutash të ëmbël dhe të thartë me uthull, duke i hedhur luleshtrydhe të prera në feta, shalqi dhe çfarëdo fruti tjetër që mund të keni në shtëpi. Uthulla gjithashtu shërben për të marinuar mishrat si mishi i pulës dhe viçit./AgroWeb/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit