13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Njihuni me ‘botën rozë’ të Bruna Barbie

- Advertisement -

Një fanse e kukullave Barbie është bërë e famshme në Instagram duke ndarë fiksimin e saj me ngjyrën rozë dhe krijimin e shtëpisë së saj të ëndrrave të Barbie në jetën reale.

Bruna Barbie, nga Curitiba, Paraná në Brazil, e cila dikur punonte si avokate, fillimisht u quajt Barbie në shkollë dhe kjo nofkë i ka mbetur tashmë. Tani modelja dhe influencuesja, e cila ka një diplomë juridike, po bën jetesën e saj kushtuar dashurinë e saj për të gjitha gjërat rozë.

Pasioni i Bruna Barbie për ngjyrën rozë është i tillë që vendosi të kthejë tërësisht rozë edhe shtëpinë e saj duke shpenzuar mbi 190 mijë dollarë. Më shumë se një fiksim për Barbie, ai i Bruna Barbie është një pasion për ngjyrën rozë, për të cilin kukulla e famshme është një imazh i rëndësishëm. Gjithçka në jetën e influencueses së njohur braziliane është lyer rozë, që nga rrobat e deri te uji i pishinës në shtëpi, madje edhe ndërtesa e shtëpisë së saj është lyer me ngjyrën e preferuar të Barbi-t.


Gjithçka brenda dhe përreth shtëpisë së Bruna Barbie është lyer rozë. Blogerja ka hapur një faqe në Instagram kushtuar shtëpisë së saj në të cilën poston foto dhe video transformimet në shtëpi për ta shndërruar atë në vilën perfekte të Barbie-t. Gjithçka nisi nga këndi i zyrës së studimit të shtëpisë së Brunës, e diplomuar në drejtësi.

Që atëherë, gjithçka ka ndryshuar në jetën e influencueses braziliane, e cila tani jeton me pasionin e saj për Barbie dhe ngjyrën rozë. Dhoma e gjumit, dhoma e ngrënies, banja e deri tek enët e kuzhinës, si dhe rrobat dhe orenditë, gjithçka në shtëpinë e Bruna Barbie është totalisht rozë. Vitin e kaluar, ajo madje bleu një makinë rozë si modeli i makinës Barbie të krijuar nga Mattel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit