Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo pasi ata nuk kanë një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga ana e kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
“Ata kanë paralajmëruar protestë për datën 9 dhjetor. Jemi duke dialoguar me Qeverinë lidhur me këtë, nuk dihet nëse do të ketë një marrëveshje”
Më tutje ai deklaroi se ka paralajmërime se kësaj proteste do t’i bashkëngjiten edhe njësi të tjera.