“Njeriu i dytë i Vetëvendosjes një amendament kurrë nuk e ka shkru që pesë mandate”

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar numrin dy të Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke kujtuar mungesën e kontributit legjislativ gjatë mandateve të tij si deputet.

Sejdiu tha se praktika e partive politike për të promovuar vazhdimisht kandidatë të rinj në zgjedhje nuk është domosdoshmërisht tregues i cilësisë së përfaqësimit.

“Unë mendoj që kërkesa për me pasë gjithmonë kandidatë të rinj është gabim. Nuk ka kuptim në çdo palë zgjedhje me dalë me promovu e me thënë që 30 për qind e listës time janë njerëz të rinj”, deklaroi ai.

Sipas Sejdiut, përvoja parlamentare duhet të vlerësohet më shumë, duke argumentuar se puna në Kuvend do të ishte më cilësore nëse deputetët me përvojë do të kishin një rol më aktiv në proceset legjislative.

Në këtë kontekst, ai vuri në pah mungesën totale të kontributit legjislativ të Glauk Konjufcës, duke kujtuar se ai nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë ligjore gjatë mandateve të tij si deputet.

“E ke njërin e dytë në Vetëvendosje që një amendament kurrë nuk e ka shkru. Kurrë një amendament për asgjë s’e ka shkru. Asnjë iniciativë ligjore nuk e ka marrë, e që pesë mandate bëhet deputet”, u shpreh Sejdiu.

Të ngjashme

Të fundit