Një veturë është rrokullisur dje në Zveçan. Sipas policisë, më datën 29.04.2025 rreth orës 17:45, Policia është informuar për një aksident trafiku në rrugën “Kral Petri”, përkatësisht tek ura e hekurit në Zveçan.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar. Lidhur me rastin, ura ka qenë e bllokuar për një periudhë kohore, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet.
“Çdo pakujdesi në vozitje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”.