1.7 C
New York
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

Një vendim gjykate do të zbulojë identitetin e përdoruesit që ka postuar kodin e Twitter në GitHub

- Advertisement -

Kur pjesë të kodit të Twitter u shfaqen në GitHub në fillim të këtij viti, kompania e medias sociale kërkoi me vendim gjykate që platforma të zbulonte identitetin e përdoruesit që e kishte postuar.

Tashmë Twitter po merr dritën e jeshile pasi Gjykata e Distriktit Verior të Kalifornisë ka kërkuar që GitHub të identifikojë përdoruesin përfshirë emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e-mail, profilin e medias sociale, dhe adresat IP me të cilat ka aksesuar platformën.

Sipas the New York Times, burime pranë kompanisë besojnë se një ish punonjës është përgjegjës për publikimin. Në varësi të informacionit që GitHub vë në dispozicion, Twitter do të mund të përcaktojë nëse kodi ishte postuar nga një prej mijëra punonjësve të Elon Musk pushoi pasi bleu kompaninë vitin e kaluar.

Përveç informacionit rreth personit që ka publikuar kodin, urdhri detyron GitHub të identifikojë përdoruesit të cilët postojnë, ngarkojnë, shkarkojnë ose modifikojnë të dhëna. GitHub ka afat deri më 3 Prill për të zbuluar të dhënat. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit