“Një tucan që bëhet trim me 10 truproja”, Kajtazi komenton sjelljen e Kurtit para kamerave

- Advertisement -
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar një moment të çuditshëm të kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku ai ndalet papritur dhe shikon drejt kamerës për disa sekonda.

Sipas Kajtazit, pamja e Kurtit ishte “e frikshme” dhe sjellja e tij ngjall shqetësim për mënyrën si po sillet ai.

Kajtazi tha se kjo sjellje krijon përshtypjen e një ngarkese ekstreme, por sipas tij, kjo lidhet më shumë me dëshirën për pushtet sesa me qeverisje apo mirëqenie publike.

Ai në “VV Show” e përshkroi Kurtin si një “tucan” që bëhet trim vetëm kur rrethohet nga truproja.

“Për mu është pamje e frikshme. Sjellja e tij është e frikshme. Pak jam i shqetësum për mënyrën sesi po sillet Kurti, ta krijon përshtypjen të një gjendje tepër të rëndë stresuse të ngarkesave, të cilat natyrisht i ka për pushtet e jo për qeverisje, mirëqenie. Por kurrsesi askush nuk duhet të ndihet i frikësuar prej tij. Ky është veç një tucan i cili bëhet trim dhe nxjerr gjoksin përpara kur është i rrethuar me 10 truproje”.

Ai e lidh momentin e Kurtit me një gjendje më të gjerë të vendit, duke e përshkruar si simbol të “depresionit” dhe humbjes së shpresës që qytetarët mund të kishin për mirëqenien e vendit.

Kajtazi theksoi se kjo sjellje e Kurtit po konfirmon çdo ditë përkeqësimin dhe dëshpërimin e situatës politike në vend.

“Kur e kontrollon pushtetin duke delegjetimu kështu, sepse përndryshe të gjithë autoritarët janë frikacakë dhe ky nuk bën përjashtim sepse mënyra qysh është ndërtu profili i tij se gjoja është trim, është i rrejshëm dhe kjo është bërë për ta ndërtu një kult një profil të një lideri që përgatitet për pushtet se gjoja është trim. Në fakt është frikacak se pa qenë frikacak nuk synon gjithë pushtetin me pas për vete.

Duke qenë frikacak dhe paranoja atëherë e synon shkatërrimin e secilit institucion dhe kontrollin e plotë që ushtron mbi to në mënyrë që mos me pas kurrëfarë mundësie as për kontroll, as për sfidim as për kurgjo tjetër. Dhe kjo pamje e Kurtit është njëfarë forme pamja edhe  e këtij vendi, është trishtimi që i ka shkaktu këtij vendi. Depresioni në të cilin e ka fut popullin, shuarja e njjë shprese që kanë pas njerëzit që do të mbahet mirë. Shpresa e fundit që ishte derisa para sa kohësh konisderohej Kurti, ky po e konfirmon çdo ditë që është dëshpërimi e fatkeqësia më e madhe që ka mujt me i ndodh këtij vendi”.

Të ngjashme

Të fundit