28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Një tjetër ish i Sarës në ‘Big Brother’? Silvi: Do dalin fotot

- Advertisement -

Silvi Forte është banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip, i cili u fut mbrëmjen e djeshme, së bashku me Sara Karajn dhe Julia Ilirjanin. Pak para mbërritjes në shtëpi, ata kanë realizuar një intervistë për “Fun Club”.

Silvi, mes të tjerash, ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me banoren e Big Brother, Sara Gjordenin. I pyetur se cilën nga vajzat e Big Brother Vip njeh nga jashtë, Silvi është përgjigjur “Sarën, Erjolën, Rozën”. Pyetjes tjetër se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.

Kujtojmë se Sara u përball edhe me ish të dashurin e saj, Endrikun, i cili u fut si konkurrent, brenda shtëpisë së Vëllait të Madh, ndërsa shpesh është folur edhe për lidhjen e saj me një boksier, për të cilin u akuzua se nuk e kishte mbyllur akoma marrëdhënien.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit