12 C
New York
Friday, March 28, 2025

Buy now

Një pjesë e madhe e Tifozave Kuq e Zi braktisin stadiumin gjatë ndeshjes me Andorrën

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë po luan momentalisht ndaj Andorrës në ‘Air Albania Stadium’ në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Kuqezinjtë po avancojnë me rezultat 1-0 falë golit të shënuar nga Rey Manaj me kokë në minutën e 10-të për rezultatin 1-0.

Ajo që ra në sy deri më tani në këtë ndeshje ishte numri i vogël i tifozëve prezent në shkallët e stadiumit.

Ata që janë gjithmonë në shkallët e stadiumit ‘Tifozeria Kuq e Zi’ janë të pranishëm në një numër modest të tifozëve.

Kjo për shkak se një pjesë e madhe e tyre braktisën stadiumin pak minuta pas fillimit të ndeshjes.

E gjithë kjo u bë në formë proteste ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka marrë vendimin që të mos i jap bileta të organizuara këtij grupi të tifozëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit