Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 10 gushtit 2026, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë ndaluar dy persona dhe kanë larguar flamujt nga gardhi i kishës.

Në njoftim thuhet se në këtë kompleks ndodhen Kisha mesjetare e Shpalljes së Hyjlindëses së Bekuar, e shekullit XIV, si dhe Kisha e Martireve të Shenjta Flora dhe Laura.
Dioqeza ka thënë se mënyra se si institucionet do ta trajtojnë rastin do të dëshmohet përmes procedurave të mëtejshme, duke përfshirë kualifikimin ligjor të incidentit dhe veprimet e prokurorisë dhe gjykatës.
“Kjo ngjarje nuk duhet të reduktohet në një shkelje të thjeshtë të rendit publik, sjellje të papërshtatshme ose një akt vandalizmi banal”, thuhet në reagim.
Dioqeza ka bërë të ditur se posedon pamje nga kamerat e sigurisë dhe se, pas marrjes zyrtare të informacionit nga Policia e Kosovës për identitetin e personave të ndaluar, synon të paraqesë kallëzim penal ndaj tyre në prokurorinë kompetente.
Sipas Dioqezës, në procedurë do të kërkohet të shqyrtohet nëse incidenti përmban elemente të nxitjes së urrejtjes etnike dhe fetare, frikësimit të komunitetit serb ortodoks dhe përdhosjes së qëllimshme të një prone fetare e kulturore mesjetare.






