Lajme

Një person gjendet pa shenje jete nga familjarët në pyll

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në pyll, të shtunën mbrëma në Lubozhdë të Istogut.

Policia thotë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30.  Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar  ekipi mjekësor i QKMF-së.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.