Një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në pyll, të shtunën mbrëma në Lubozhdë të Istogut.
Policia thotë se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së.
Ndërkohë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Lubozhdë-Istog, 28.10.2023-13:00-19:30. Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin ditor të PK-së.