10.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Një organizatë kërkon që qytetarët e Kosovës të paguhen nga shteti edhe nëse nuk punojnë asgjë

- Advertisement -

Instituti për Aksion Afirmativ ka kërkuar që paga bazike univerzale të prezantohet edhe në Kosovë.

Tashmë, kjo ide po shqyrtohet në disa vende të botës dhe kërkon që shteti të paguajë të gjithë qytetarët pavarësisht nëse duan ose jo të punojnë.

“Paga bazike universale paraqet një politikë publike sociale përmes së cilës i garantohet çdo qytetari transferi i një shume të caktuar parash. Kjo pagë i jepet secilit qytetar pa asnjë kusht. Qoftë në punë ose jo, qofti i ri apo i vjetër. Secilit dhe pa asnjë dallim.” – shkruan Instituti në fjalë.

Më tej në statusin e bërë në rrjete shoqërore tregohet se zbatimi i kësaj politike tashmë ka nisur nëpër shumë vende të botës dhe se përfitimet kishin qenë të shumta.

“Instituti për Aksion Afirmativ beson në idenë e pagës universale, andaj edhe qëndron i përkushtuar në afirmimin e saj edhe në Kosovë.” – shkruhet tutje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit