Avokati i Popullit, Naim Qelaj, këtë të enjte, nga ora 12:00, do të prezantojë raportin “Rishikimi preliminar për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.
Siç mëson VOX Kosova, raporti është hartuar nga një organizatë ndërkombëtare nga Britania e Madhe.
Mediumi ka kuptuar nga burime brenda Zyrës së Ombuspersonit se raporti ngërthen kritika të shumta ndaj procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa hijezon posaçërisht shqetësime për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po pret fundin e tij. Ai parashihet të nxjerrë verdikt final në mes-majin e këtij viti, por normat ligjore i mundësojnë Trupit Gjykues të shtyjë procesin edhe për dy muaj të tjerë






