20.2 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

“Një njeri që dezertoi në kohë lufte”, Mehmetaj thotë se Sveçla s’është kompetent të tregojë për rrezikun

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke vënë në dyshim kompetencën e tij për të diskutuar rreth rrezikut me të të cilin përballet Kosova pas “dezertimit në kohën e luftes.”

“Xhelal Sveçla, si një njeri që përkundër dashurisë për atdheun dezertoi në kohë lufte, është me të vërtetë kompetent të na tregojë se sa të rrezikuar jemi. Xhelal Sveçla, si një njeri që përkundër dashurisë për atdheun dezertoi në kohë lufte, është me të vërtetë kompetent të na tregojë se sa të rrezikuar jemi.” – tha ai.

Absurditetin e radhës Mehmetaj në fjalimin e ministrit e sheh në faktin se teksa fliste për rrezikun nga Serbia, ai s’e përmendi fare shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila mbante kontakte me kryeorganizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“Gjithsesi, u befasova nga i nderuari, pasi kur foli për rrezikun nga Serbia nuk përmendi fare rrezikun e madh që na vjen nga bashkëpunëtorja e Milan Radojiçiç-it në Lëvizjen Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.” – tha gazetari Mehmetaj më tej.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit