Miftaraj: Nëse deri më 4 tetor nuk zgjedhet presidenti, Kosova kalon në anarki

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dështimin e konstituimit të Kuvendit.

Miftaraj është ndalur edhe te afati për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 4 tetor, Kosova sipas tij, do të futet në anarki.

Ai ka thënë se në rast se nukzgjidhet presidenti deri në këtë kohë, nuk do të ketë kush t’i shpallë zgjedhjet e reja.Nëse Kuvendi nuk e zgjedh Presidentin deri më 4 tetor 2026, me këtë Kushtetutë dhe me këtë rend kushtetues nuk ka zgjedhje as në dhjetor 2026, e as në janar 2027. Pas 5 tetorit 2026 kalojmë në anarki. Me 5 tetor nuk ka President e as UD të Presidentit që shpall zgjedhje për dhjetor e as për janar. Me këtë skenar, me 5 tetor, Kosova hyn në një vakum institucional të paprecedent dhe pa zgjidhje kushtetuese. Kosova, me 5 tetor nuk do ketë President që doushtronte kompetencat dhe përgjegjësitë që ia garanton Kushtetuta dhe ligji.”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka ngritur këtë rrezik në formë të pyetjeve, nëse Kosova është në gjendje të pranojë një skenar të tillë.

“A jemi gati si shtet që të rrezikojmë deri në këtë masë? A duhet si shoqëri ta pranojmë këtë si gjendje normale?”, ka deklarua Miftaraj.

Të ngjashme

Të fundit