-0.8 C
New York
Wednesday, February 21, 2024

Buy now

Një muaj paraburgim për katër të arrestuarit për grabitjen në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve lidhur me grabitjen e ndodhur në argjendarinë “Diakos”, në Suharekë

“I. B.B., II. B.I., dhe III. L.C., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale   Grabitja,  nga neni  374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dhe, T.B., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. të KP-së”, thuhet në njoftim.

“Të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., më datë 22 nëntor, në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, saktësisht në lokalin Argjendaria “Diakos 2“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B:, me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që të pandehurit  B.B., B.I., K.G., D.G., dhe L:C., që të gjithë të maskuar, të veshur me rroba të zeza dhe me doreza në duar, të gjithë të pajisur me armë frontale të gjata, njëri prej tyre me armë të gjatë në duar kryen rolin e rojës ndërsa të tjerët futen brenda në argjendari dhe nën kërcënimin e armëve marrin peng pronarin e lokalit të cilin e lidhin me lidhëse plastike për të neutralizuar rezistencën e tij dhe pastaj fillojnë me grabitjen e arit duke demoluar vitrinat dhe xhamat, ku edhe arrijnë të marrin ari duke shkaktuar humbje në shkallë të madhe dhe ashtu të maskuar dhe me armë të gjata në duar, me veturën e markës “Chevrolet Cruze” ngjyrë hiri me targa ……., largohen në drejtim të rrugës “Avdyl Rama” për të vazhduar nga fshati Sopijë e në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezercë të Ferizajt, nga ku edhe bëhen të pa arritshëm, ndërsa me datë 30 nëntor 2023, të pandehurit B.B., B.I., dhe L.C., arrestohen nga Policia. I pandehuri, T.B., më datë 30 nëntor,2023 në Prishtinë, pikërisht në shtëpinë familjare të të pandehurit T.B., gjatë bastisjes së shtëpisë nga ana e Policisë, me urdhër së procedurës paraprake Policia ka gjetur një (1) revole Zorki, ngjyrë e zezë modeli M-906-T 9mm, dhe një fishek kalibri 7.62 X 39mm dhe gjashtë fishekë të kalibrit 7.6mm dhe BS end B, të cilën i pandehuri e ka mbajtur në pronësi dhe në posedim, në kundërshtim me Ligjin për armë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit