18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vjehrrit

- Advertisement -

Një muaj paraburgim i është caktuar E.D, i cili dyshohet se vrau vjehrrin e tij, A.K.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në Prishtinë, të mërkurën më 29 nëntor, rreth orës 21:15.

Njoftimi u bë nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.D ka kryer vepren penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të KPRK-së, në atë mënyrë që me datë 29.11.2023, rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”, thuhet në njoftim.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit