8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

AAK-ja kritikon qeverinë: Të gjitha amendamentet tona janë hedhur poshtë – 22 komuna s’kanë asnjë projekt të ri për vitin tjetër

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së i cili e përfaqëson këtë subjekt edhe në Komisionin për Buxhet dhe Ekonomi, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mospërfillje të kërkesave buxhetore.

Lekaj tha se qeveria s’ka përfillur asnjë kërkesë të agjencioneve të pavarura, institucioneve të Kosovës e ndërmarrjeve publike, teksa shtoi se të gjitha amendamentet e bëra nga AAK-ja janë hedhur poshtë nga qeveria.

“Ne si AAK, grupi parlamentar ka bërë kërkesa apo amendamente që shkojnë në favor të qytetarëve, por janë injoruar tërësisht. Asnjë amendament nuk është shqyrtuar, analizuar dhe apriori i kanë hedhur poshtë”.

“Një nga to është rruga Dollc – Gjakovë. Nëse vizitohet ajo rrugë, shihet se ka mbetur në gjendje të mjerueshme ku qytetarët kanë vështirësi në lëvizje dhe i dëmtojnë automjetet e tyre. Po ashtu, tërë vitin kemi apeluar te qeveria, kemi debatuar në kuvend për sa i përket koeficentit në vlerë prej 129 euro. Fare nuk është shqyrtuar dhe është injoruar totalisht”, tha Lekaj.

Më tej, ai përmendi edhe çështjen e pensioneve, ku tha se kanë kërkuar nga qeveria që ato të rriten nga 100 në 120 euro, por sipas tij, edhe kjo kërkesë është injoruar nga qeveria.

“Rritja e buxhetit për stadiumin e Suharekës. Janë kërkuar 20 milionë dhe është aprovuar buxheti prej 100 mijë euro. Të gjitha amendamentet e komunave të opozitës si tërësi janë hedhur poshtë”, tha Lekaj.

Ndërsa, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se shumica parlamentare e VV-së, buxhetin e Kosovës e ka kthyer në buxhet të partisë së vet.

“Mbi 22 komuna nuk ka asnjë projekt të ri. Të gjitha amendamentet e komunave, të gjitha janë refuzuar. Kjo na tregon për një arbitraritet. Ky subjekt politik ka nevojë për opozitën vetëm atëherë kur i ngushtohet në aspektin e sigurisë në veri apo çështjet kur lidhen me votimet e 2/3”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit