15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka marr pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit përkatësisht përpos dyshimit se ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar  se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale, andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuarën.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejte ankese ne Gjykatën e Apelit – Kolegji Penal, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit