18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Një mashkull dhe një vajzë e mitur raportohen si të zhdukur në Gjilan

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Komunën e Gjilani janë raportuar dy raste për zhdukje të dy personave.

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër.

Rasti i parë, sipas policisë, ka ndodhur në fshatin Bresalc.

Fsh. Bresalc, Gjilan 29.03.2024 – 13:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëfshatari i tyre mashkull kosovar, prej rreth tre muajve nuk është parë në fshat dhe as qytet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është thënë në raporton 24 orësh të policisë.

Ndërsa, rasti i dytë ka të bëj me zhdukjen e një femre të mitur.

Fsh. Vërbicë e Zhegocit, Gjilan 29.03.2024 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, ka treguar policia në raportin 24 orësh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit