15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Një marrëveshje që i intereson vetëm Vuçiqit”, Basha tenton të justifikojë gjuhën nxitëse

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj reagimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), pas një interviste në televizionin publik, në të cilën deputeti i partisë në pushtet tenton ta intimidoj gazetaren duke i treguar se ku duhet të diskutohet për temën e Asociacionit.

Në reagimin e tij, Basha ka thënë se kritikat e tij nuk janë sulme apo ndonjë formë intimidimi ndaj gazetarëve, por janë pjesë e lirisë së shprehjes dhe diskutimit demokratik.

Ai ka theksuar se ka reaguar në mënyrë të argumentuar dhe të drejtë në tema të ndryshme, duke theksuar se dialogu për asociacionin nuk duhet të dominojë debatin publik në mënyrë të pamenduar.

Në lidhje me reagimin e AGK-së, Basha ka hedhur poshtë akuzat se ka intimiduar gazetarët, duke argumentuar se kritika e tij ka qenë e drejtuar ndaj praktikave të caktuara të mediave dhe mungesës së reagimit të AGK-së ndaj tyre.

Në fund të reagimit të tij, Basha ka shprehur shqetësimin për reagimin e drejtorëve të RTK-së, duke theksuar se kritikat nuk duhet të interpretohen si sulme ndaj lirisë së shtypit, por si një pjesë e procesit demokratik.

Reagimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit