Lajme

“Një krijesë që i frikësohemi, por po themelohet nga Qeveria e Kosovës” – ish-gjyqtarja e Kushtetueses flet për Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese ka folur në “Pressing” të T7 për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka publikuar një draft që pretendon të jetë propozimi i Bashkimit Evropian për Asociacionin.

Por ish-gjyqtarja Mushkolaj thotë se “Asociacioni tash po themelohet nga Asociacioni”.

Ajo ka thënë se “rreziqet që janë paraparë më herët në pamje të parë duken që janë evituar”.

”Ky Asociacion nuk është një krijesë që krijohet me vullnetin  e komunave serbe të cilat edhe njëherë po theksoj kanë më shumë kompetenca se komunat tjera, por tash ky Asociacion nuk është si lloj Asociacioni kornizë, është lira me asociu, por tash edhe pse e ka emrin e tillë se tash emri nuk e përcakton gjithë domethënien, tash ky është Asociacion i kontrolluar dhe themeluar nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ajo.