Një jetë në shërbim të Atdheut, Ragip Gjoshi nderohet me mirënjohje nga OVL e UÇK-së

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisê së PDK, Betim Gjoshi, ka shprehur mirënjohje ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Drenas, për nderimin e bërë babait të tij, Prof. Dr. Ragip Gjoshi, shkruan Scanner.

Sipas Gjoshit, ky vlerësim përfaqëson një dëshmi të respektit për kontributin shumëvjeçar të Prof. Dr. Ragip Gjoshit në fushën e dijes, arsimit, çështjes kombëtare dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Ai ka falënderuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që, sipas tij, ruajnë me nder kujtesën e sakrificës dhe veprës së brezit të lirisë.

“Për familjen tonë, kjo mirënjohje mbetet një nder i madh dhe një amanet për brezat që vijnë”, ka shkruar Gjoshi, duke përmbyllur mesazhin me nderime për dëshmorët dhe të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Mirënjohje për një jetë në shërbim të Atdheut

Me zemër të mbushur me krenari dhe mirënjohje, falënderoj Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Degën në Drenas, për nderimin e bërë ndaj babait tim, Prof. Dr. Ragip Gjoshi.

Ky vlerësim është dëshmi e respektit për një jetë kushtuar dijes, arsimit, çështjes kombëtare dhe luftës për lirinë e Kosovës.

Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që ruajnë me nder kujtesën e sakrificës dhe të veprës së brezit të lirisë.

Për familjen tonë, kjo mirënjohje mbetet një nder i madh dhe një amanet për brezat që vijnë.

Lavdi dëshmorëve dhe nderim për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës!

Të ngjashme

Të fundit