15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Një iPhone Ultra që kushton më shumë sesa Pro Max pritet të debutojë vitin e ardhshëm

- Advertisement -

Smartfonët flagshipë po bëhen çdo ditë e më të kushtueshëm. Ulja e çmimeve do të ishte një hap i radhës i arsyeshëm, por jo. Gjiganti i iPhone madje mund të lançojë një pajisje akoma më të kushtueshme quajtur iPhone Ultra.

Mark Gurman i Bloomberg tha në Shtator se Apple mund të ndryshojë linjën iPhone në 2023 duke zëvendësuar modelin më të shtrenjtë Pro Max me një model quajtur iPhone Ultra.

Pretendimet e tij vinë pasi Apple prezantoi brendin Ultra në formën e një orë inteligjente Apple Watch Ultra. Emërtimi është përdorur edhe në çipin më të fuqishëm të Apple M1 Ultra.

Gurman tashmë thotë se në vend të Pro Max, Apple do të përdorë emërtimi iPhone Ultra dhe mund të ndodhë në 2024.

Duke qenë më lart se iPhone Pro Max, Ultra mund të kushtojë më tepër ndërsa sot kujtojmë se modeli më i shtrenjtë iPhone do të kushtojë mbi 1,600 dollarë.

Megjithatë iPhone flagshipë kanë vijuar të rriten në çmime mbi ritmin e inflacionit. Përdoruesit mundet që të presin disa përmirësime me iPhone Ultra krahasuar me Pro si kamera më të mira, çip më të shpejtë dhe mundësisht ekran më të madh. Gjithashtu mund të vijë me funksionalitete që e diferojnë më tepër nga iPhone e tjerë. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit