Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke u larë në det, në Golem.
Policia njofton se 80-vjeçari me iniciale R.O ka qenë me origjinë nga Kosova.
Dyshimet e para janë që i moshuari ka pësuar arrest kardiak.
Njoftimi:
Golem, Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.