10.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Krasniqi: BE-në dhe ShBA-në nuk ka arritë t’i kthejë kundër Kosovës askush, Kurti e arriti edhe këtë rekord të zi

- Advertisement -

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thyer rekord të zi.

Krasniqi ka shkruar në Facebook, se Bashkimin Evropian dhe SHBA-në vetëm Kurti ka arritur që t’i kthejë kundër Kosovës.

Ai ka dilema se vendimi i qeverisë për targat ilegale është ose “konspiracion botëror apo budallallëk vendor”.

Bashkimin Evropian dhe SHBA-në nuk ka arritë t’i kthejë kundër Kosovës askush deri sot. Albin Kurti e arriti edhe këtë rekord të zi.” – ka shkruar ai.

Statusi i plotë:

KONSPIRACION BOTËROR APO BUDALALLLËK VENDOR?/ Kur filloi agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, Serbia u gjend në pozitë shumë të vështirë në arenën ndërkombëtare. Meqë refuzoi të vendoste sanksione kundër Rusisë, presioni mbi Serbinë u shtua shumë, veçmas nga BE dhe SHBA. Pozita e Vuçiqit u rëndua shumë edhe nga presionet e opozitës fashiste proputiniane brenda Serbisë. Në vend se të lihej Serbia përballë atij presioni të dyanëshëm, qeveria e Kosovës filloi aksionin për tabelat në veri, me çka faktikisht e shpëtoi Vuçiqin nga presioni dhe nga izolimi. Sot Vuçiqi llogaritet si konstruktiv e kooperativ, ndërsa Kosova është futur nën sanksione të Bashkimit Evropian. Pra, deri sa pritej që Serbia të futej nën sanksione, u fut Kosova nën sanksione. Nëse nuk ka qenë konspiracion kundër Kosovës, ky dështim duhet të jetë budallallëk i madh vendor. Bashkimin Evropian dhe SHBA-në nuk ka arritë t’i kthejë kundër Kosovës askush deri sot. Albin Kurti e arriti edhe këtë rekord të zi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit