Lajme

Një femër sulmohet seksualisht nga taksisti në Prishtinë

By GAZETA SCANNER 1

November 14, 2023

Një femër ka raportuar së derisa ka qenë në veturën e një taksisti është sulmuar seksualisht.

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dhe i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Rr. Bill Klinton –Prishtinë 13.11.2023-19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën TAXI, i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë). I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.