Lajme

Një faqe amerikane prezanton autostradën “Arbën Xhaferi”, Tahiri: A ju kujtohet në cilën qeveri u ndërtua?

By GAZETA SCANNER 1

November 12, 2023

Highway Engineering Discoveries me seli në New York ka publikuar në faqen e saj në Facebook, autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë këtë këtë fotografi, duke pyetur nëse e dinë se në cilën qeveri ka përfunduar ky projekt.

Se di a ju kujtohet në cilën qeveri është përfunduar ky projekt, që po prezantohet në faqen Highway Engineering Discoveries me seli në New York si projekt model infrastrukturor!”, ka shkruar Tahiri.