-0.3 C
New York
Wednesday, November 29, 2023

Buy now

Netanyahu: Lufta kundër Hamasit do të vazhdojë me gjithë forcën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë thirrjet në rritje ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza, duke thënë të shtunën se beteja e Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë, “me gjithë forcën tonë, me gjithë fuqinë tonë”, raporton CNN.

Ai tha se Izraeli “do të vazhdojë deri në fitore”.

“Hamasi humbi kontrollin e tij mbi Rripin e Gazës. Ai nuk ka vend të sigurt për t’u fshehur… Forcat tona po i godasin mbi tokë dhe forcat tona po i godasin nën tokë”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

Një armëpushim do të ishte i mundur vetëm nëse lirohen të 239 pengjet e mbajtura nga militantët në Gaza, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit