22 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Një delegacion i Kuvendit merr pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë ku folës ishte edhe Obama

- Advertisement -

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga anëtarë të Forumit për Transparencë Parlamentare, janë duke marrë pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë të Danimarkës.

Personalitete të shumta botërore, përfshirë ish-presidentin amerikan Barack Obama, i janë adresuar këtij samiti, ndërsa punimet filluan me adresimin virtual të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Zelensky në fjalën e tij pasqyroi situatën aktuale në Ukrainë, luftën e popullit ukrainas për liri dhe demokraci, si dhe theksoi nevojën e një uniteti gjithnjë e më të madh të botës demokratike për ta luftuar pushtetin autoritar në Rusi.

Në këtë frymë ishte edhe fjalimi i presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola, i kryeministres së Lituanisë Ingrida Simonute, si dhe të aktivistëve politikë nga vende dhe kontinente të ndryshme.

Dita e dytë e samitit u moderua nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, njëherësh ish-kryeministër i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.

Me diskutimet e tyre në samit kontribuuan edhe presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-ëen, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, senatori amerikan Mark Ëarner dhe folësdhe panelistë të tjerë të shumtë.

Samiti u organizua nga Aleanca për Demokraci dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), ndërsa në punimet e tij morën pjesë rreth 500 përfaqësues të parlamenteve të shteteve të ndryshme të botës.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbëhet nga anëtarë të Forumit për Transparencë: Blerta Deliu-Kodra, Driton Selmanaj, Albana Bytyqi, Fridon Lala, Musli Krasniqi, si dhe Agnesa Haxhiu e Albana Rexha nga shoqëria civile, së bashku me përfaqësues të NDI-së nga Zyra në Prishtinë.

Ky delegacion, i cili në Danimarkë po qëndron me ftesë dhe mbështetje të NDI-së, të shtunën dhe të dielën do të zhvillojë takime me delegacione të parlamenteve të tjera dhe do të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta me tematikë transparencën parlamentare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit