Një avion i paidentifikuar ka alarmuar 6 vende të NATO-s, pasi ka fluturuar në hapësirën ajrore pa i lajmëruar.
Avioni misterioz u pikas nga Forcat Ajrore Hungareze dhe Rumune, fluturoi nëpër Poloni, Sllovaki, Bullgari dhe Lituani.
Dy avionë F-16 të USAF, dy F-16 rumunë dhe dy Gripen hungarez u dërguan për të kapur avionin pasi ai nuk iu përgjigj komunikimeve radiofonike, raportoi Daily Star. Avioni përfundimisht u ul në Debrecen të Hungarisë për t’u furnizuar me karburant dhe u ngrit sërish më vonë.
Ai u gjet në një aeroport të vogël lokal në Bullgari të njohur si Aeroporti i Targovishtes. Kur autoritetet arritën më në fund në aeroplan, piloti nuk u pa askund duke braktisur avionin. Motori i aeroplanit thuhet se ishte ende i ngrohtë kur oficerët mbërritën në vendngjarje. Policia ka inspektuar avionin si pjesë e hetimit të tyre. Prokurorët në qytetin bullgar të Targovishtes kanë nisur një hetim për atë që ka ndodhur, sipas medias Euractiv.0_Image (1)
Zyrtari i Ministrisë bullgare të Mbrojtjes Dragomir Zakov këmbënguli se avioni misterioz nuk kishte qenë një kërcënim për civilët.
“Aeroplani në asnjë moment nuk ishte një kërcënim për infrastrukturën civile apo ushtarake në Bullgari. Fluturonte në lartësi të ulëta, gjë që vështirësoi përgjimin e avionëve luftarakë, por ai monitorohej gjatë gjithë kohës. Ministria e Mbrojtjes po ndërmerr veprimet e duhura për zbardhjen e rrethanave”, u shpreh zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes Bullgare.