Një 34-vjeçar ka tentuar të vetëvritet sot në Gjakovë. I njëjti u plagos me armë zjarri.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 10:10 kemi pranuar informatë se një person mashkull i lindur në vitin 1990 është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshme në Gjakovë për trajtim mjekësor (dyshohet për shkak të plagës së shkaktuar nga armë zjarri)”, u shpreh ai.
Ai shtoi se njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës “vetëvrasje në tentativë”.