6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nissan zbulon planin për prezantimin e 30 modeleve të reja

- Advertisement -

Nissan po kërkon të rifreskojë linjën e tij në tre vitet e ardhshme duke prezantuar 30 modele të reja deri në vitin 2027 sipas planit “The Arc”.

Bëhet e ditur se 16 prej tyre do të jenë hibride dhe elektrike, ndërsa 14 të tjerat do të fuqizohen nga motorë me derivate.

Arc përbëhet nga disa strategji rajonale, duke përfshirë SHBA-në dhe Kanadanë, ku Nissan synon të prezantojë shtatë modele krejtësisht të reja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Qëllimi është që vetëm në SHBA të rigjallërohet rreth 78 për qind e linjës së prodhuesit dhe të prezantohen modele hibrige plug-in.

Sa i përket Evropës, Nissan ka në plan të prezantojë gjashtë modele të reja në përpjekje për të rritur shitjen e automjeteve elektrike.

Të tjera modele të reja do të shpërndahen në Lindjen e Mesme, Afrikë, Japoni dhe Kinë.

Gjithashtu, marka japoneze po punon edhe në përmirësimin e baterive me litium duke e rritur shpejtësinë e karikimit dhe densitetit të tyre.

Por, ky plan biznesi thuhet se nuk përfshin asnjë detaj në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm midis Nissan dhe kompanisë Fisker, edhe pse raportohej se prodhuesi i automjeteve japoneze mund të investojë 400 milionë dollarë në platformën e kamionëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit