6.5 C
New York
Wednesday, April 9, 2025

Buy now

Nisma “faktori” kryesor për formimin e qeverisë

- Advertisement -

Fatmir Limaj, Arbreshë Kryeziu e Xhevahire Izmaku janë deputetët më të përfolur të momentit.

Këta deputetë të Nismas Socialdemokrate duket se do ta përcaktojnë fatin e qeverisë së re të Kosovës.

Televizioni merr vesh se të premten, kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati një takim pune me të parin e Nisma-s, Fatmir Limaj.

Temë kryesore ishte formimi i qeverisë.

Në tavolinën e diskutimeve, Limaj ia kërkoi Kurtit disa ministri, në mënyrë që t’ia siguroj tri votat e nevojshme.

Këtë takim, po e sheh si të vonuar analisti politik, Avdi Smajljaj.

Smajljaj thotë se Kurti nga partitë opozitare e ka vetëm këtë mundësi.

Sipas tij, Kurti duhet të ia plotësoj këto kërkesa Limajt, pasi tani Nisma është faktori kyc për formimin e Qeverisë.

Më 15 prill,  Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka vendosur si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit