8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nisin takimet në Bruksel

- Advertisement -

Ka nisur takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorit të Kosovës në dialog, Besnik Bislimi.

Takimet po mbahen në Bruksel.

Pas delegacionit të Kosovës, Lajçak do të takohet edhe me atë të Serbisë.

Nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.

Një ditë më parë u bë një vit nga dakordimi për atë që njihet si Aneksi i Zbatimit, i Ohrit. Në Bashkimin Evropian janë ankuar për “progres të kufizuar”. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka paralajmëruar presion për të dyja palët për të ecur drejt zbatimit të marrëveshjes.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt për përmbajtjen e Planit Evropian për dialogun, ndërkaq më 18 mars në Ohër u dakorduan edhe për aneksin mbi zbatimin e planit

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit