-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Nisin hetimet, Abazoviqi i shpëtoi aksidentit pasi veturës zyrtare iu bllokuan frenat

- Advertisement -

Autoritetet në Malin e Zi kanë nisur hetimet në lidhje me incidentin e para disa ditëve, ku u përfshi vetura e kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviq.

Në 31 korrik, mjeti me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë malazeze i shpëtoi një aksidenti të mundshëm që mund të vinte nga mosfunksionimi i frenave.

Abazoviqi ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat kur drejtuesi i veturës vuri re që sistemi i frenimit nuk funksiononte dhe me vështirësi arriti ta ngadalësonte mjetin deri sa e nxori nga rruga.

Ngjarja ka vënë në lëvizje autoritetet për të hetuar nëse bëhet fjalë për një defekt për shkak të amortizimit të veturës apo sabotim.

Aludimet nuk munguan në rrjet, ndërkohë që kryeministri ua la fjalën autoriteteve për të zbardhur të vërtetën. /A2/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit