0.6 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Nis vaksinimi i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës

- Advertisement -

Për herë të parë në Kosovës ka filluar vaksinim i vajzave kundër kancerit të qafës së mitrës. Në një njoftim të Komunës së Prishtinës thuhet se ky është një hap i rëndësishëm për shëndetin e vajzave.

Vaksinimi thuhet se ka filluar të martën, ku nxënëset e moshës 11 vjeçare, të shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë, janë bërë të parata që janë vaksinuar me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV).

“Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve”, thuhet në njoftim.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, kanë vizituar këtë shkollë.

“Fillimi i vaksinimit në moshën 11 vjeçare për vajzat, është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen. Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje”, citohet të këtë thënë nënkryetarja Lushaku.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit