Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?

- Advertisement -

Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e një marrëveshjeje për funksionalizimin e institucioneve të reja, raporton IndeksOnline.

Në takim po marrin pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Lideri i VV-së, Albin Kurti para takimit ka thënë se po shkojmë me pozitivitet në takim.

“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive” ka thënë Kurti.

Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe më herët, por deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare

Të ngjashme

Të fundit