14.5 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Nis sot edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar “Filozofema”

- Advertisement -

Sot do të hapet edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Trans Disiplinor për Filozofi, Art dhe Teknologji “Filozofema”.

Hapja do të bëhet në sallën 127 të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

“Filozofema”, do të zhvillohet në datat 21 (me fillim prej orës 11:00) dhe 22 tetor (me fillim prej orës 12:30) në Fakultetin Filozofik (salla 127). Temat bosht të këtij edicioni do të jenë: “Filozofia e Teknologjisë tani” dhe “Arti në kontekstin bashkëkohor”.

Ky simpozium dy-ditor do të mbledhë pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Italia, Austria, Holanda, ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë mendimtarë dhe studiues të njohur ndërkombëtarisht.

Diskutimet do të trajtojnë sfidat e reja që paraqet teknologjia në sferën e filozofisë dhe artit, si dhe ndikimin e këtyre zhvillimeve në shoqëri.

Programi i ditës së parë do të fokusohet te Arti në kontekstin bashkëkohor, ndërsa dita e dytë do të trajtojë temën Filozofia e Teknologjisë sot.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit