Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Lituanisë, duel ky i fundit i këtij cikli garash në Ligën e Kombeve.
Sfida mes Dardanëve dhe lituanezëve po luhet në ‘Fadil Vokrri’, sfidë kjo që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Dardanët kërkojnë ta mbyllin këtë cikël garash me fitore në Prishtinë ndërsa vendin e dytë në tabelë e kanë të garantuar, kësisoj së paku do të luajë në mars për t’u promovuar në ligën B.
Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. /RTK/