2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Nimani: Krenar për mbështetjen e madhe që kam marrë nga qytetarët e Gjakovës dhe gjithë Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, profesor, Artan Nimani, ka marrë mbështetje nga qytetarët në Gjakovë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë qytet, Nimani e ka quajtur mbështetës të AAK-së dhe “koalicionit tonë fitues me numrin 137”.

“Gjakova, qyteti i vjetër i traditës, kulturës dhe qëndresës, ka qenë dhe mbetet gjithmonë përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë edhe koalicionit tonë fitues me numrin 137. Ky mbështetës i palëkundur i vlerave kombëtare dhe progresit po dëshmon sërish se është pjesë e forcës që i garanton Kosovës një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar Nomani.

Nimani, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 25, ka thënë se ky koalicion bazohet me një projekt që e dërgon Kosovën përpara.

“Koalicioni Kosova Fituese, një bashkim i gjerë që mbledh përvojën dhe energjinë e forcave më të rëndësishme politike, është garanci për suksese të reja dhe për zhvillim ekonomik për të gjithë vendin. Ky projekt i bazuar në bashkëpunim dhe vizion të qartë është shansi më i mirë për ta çuar Kosovën përpara, drejt një epoke të re të mirëqenies dhe stabilitetit”

“Unë, me numrin 25, jam krenar për mbështetjen e madhe që kam marrë nga qytetarët e Gjakovës dhe gjithë Kosovës. Ky besim më jep edhe më shumë përgjegjësi dhe përkushtim për të punuar për interesat e qytetarëve dhe për të realizuar premtimet tona.

Së bashku me numrin 137, do të sjellim fitoren që Kosova meriton dhe do të ndërtojmë një të ardhme të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Nimani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit