1.4 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Nimani: KQZ duhet që të hetohet në mënyrë strikte nga Prokuroria

- Advertisement -

Artan Nimani nga Forumi Intelektual E30 ka thënë se ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetohet integriteti i votave nga diaspora.

Ai tha se ky hetim duhet që të bëhet duke u bazuar edhe në raportin e KQZ-së.

Tutje ai tha se kësaj fryme është duke i kontribuuar KQZ dhe duhet hetuar edhe ajo, pasi sipas tij është në vazhdën e një loje të sinkronizuar, por që nuk e din se më kë.

“Unë kam ngritur argumente dhe kam kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të hetohen sipas raportit të KQZ-së. Sepse KQZ thotë se i kemi të identifikuar 868 raste të votimit të dyfishtë, madje në disa raste mbi 10 herë…Është shqetësim kjo, kurrkush nuk po e konteston fitoren e LVV-së… por këtë çrregullimin e panevojshëm. Kësaj fryme po i kontribon KQZ dhe duhet që të hetohet në mënyre strikte prej organeve tona sepse unë mendoj që është në vazhdën e lojës që është e sinkronizuar. Nuk e di më kë, nuk e di pse, por që është e sinkronizume më qëllim edhe zvarritjen e rezultateve“, ka thënë ai në emisionin “Info Nata“ më Tëvë1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit