28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nikaj: Liderët e institucioneve kosovare shkruajnë letra, por askush nuk u beson

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se Kosova e ka humbur kredibilitetin e vet në botë.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë së KiE-së, dhe veprime të ngjashme si ajo, Kosovën e kthejnë disa hapa prapa.

“E gjithë bashkësia ndërkombëtare po kërkon që të bëhen hapa konkretë në dialogun me Serbinë. Dhe kundërpërgjigja e këtyre hapave konkretë është ecja përpara në KiE, në Partneritetin për Paqe me NATO-n, me marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, e të tjera. Ne kemi mbetur në një situatë të një analize më shumë akademike, sesa në marrjen e hapave. Qeveria është për të marrë hapa përpara. Një veprim i tillë (letra e Gërvallës) na kthen disa hapa prapa. Një joseriozitet i tillë i skajshëm në qasje ndaj aleatëve tanë ndërkombëtarë, ndaj obligimeve që i kemi, na bën neve partnerë të pabesueshëm”.

“Ne kemi një situatë bizare sepse, liderët e institucioneve kosovare shkruajnë letra, por askush nuk u beson për shkak të humbjes së këtij besimi se Kosova e ka përnjëmend në obligimet që i merr. Nëse ne çdo ditë i vëmë në pikëpyetje institucionet tona të drejtësisë, atëherë si do të na besojë dikush se do t’u qëndrojmë prapa obligimeve që i kemi”, deklaroi Nikaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit