-2.6 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Nika i PDK-së: Veteranët e UÇK-së meritojnë respekt dhe trajtim që ruan dinjitetin e tyre

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, ka takuar veteranët e UÇK-së, ku ka premtuar mbështetje për këtë kategori të lirisë.

“Veteranët e UÇK-së meritojnë respekt dhe trajtim që ruan dinjitetin e tyre. Ne duhet të sigurojmë që mbështetja për ta të jetë e drejtë, e rregulluar me ligjet e Kosovës dhe drejt një jete të sigurt dhe dinjitoze”, ka shkruar Nika në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të takoja veteranët, të cilët janë shtylla e lirisë së Kosovës. Falë sakrificës së dëshmorëve dhe familjeve të martirëve, historia e Kosovës qëndron e fortë, edhe pse shpesh ballafaqohet me padrejtësi. Veteranët mbajnë mbi supe peshën e rëndë, por krenare, të historisë sonë.

Veteranët e UÇK-së meritojnë respekt dhe trajtim që ruan dinjitetin e tyre. Ne duhet të sigurojmë që mbështetja për ta të jetë e drejtë, e rregulluar me ligjet e Kosovës dhe drejt një jete të sigurt dhe dinjitoze.

Programi i Partisë Demokratike të Kosovës garanton një mbështetje të qëndrueshme dhe të dinjitetshme për këtë kategori të çmuar, duke iu kthyer atyre respektin që u takon.

Kosova mundet më mirë!

#PDK131
#PDK #MaMire
#BedriHamza1
#LulzimNika96

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit