9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Nicolas Cage nuk dëshiron që t’i thonë aktor dhe shpjegon pse

- Advertisement -

Nicolas Cage preferon që të mos quhet aktor por “thespian”. Ikona e filmit, fitues i çmimit Oscar shpjegoi se çfarë mendonte se ishte ndryshimi midis dy termave në një episod të podcast-it të Variety Awardss Circuit. Ai po pyetej për metodat e tij të aktrimit, veçanërisht në filmin e tij të fundit Pig, ku ai portretizon një të vetmuar social.

“Nuk më pëlqen fjala ‘aktor’ sepse për mua gjithmonë nënkupton, ‘Oh, ai është një aktor i madh, prandaj ai është një gënjeshtar i madh. Pra, më pëlqen fjala ‘thespian’, sepse për mua ‘thespian’ do të thotë se po hyn në zemrën tënde, ose po futesh në imagjinatën tënde, ose në kujtimet ose ëndrrat e tua, dhe ti po sjell diçka për të komunikuar me audiencën.”, tha aktori.

Nicolas Cage on 'Pig' and Why He Doesn't Consider Himself an 'Actor' - Variety

Cage ka luajtur në filma të ndryshëm në harkun kohor prej më shumë se 40 vitesh, duke përfshirë hitet aksion si Con Air, National Treasure dhe Ghost Rider. Filmi i tij i fundit, Pig, ku ai shërben edhe si producent, mori vlerësime nga kritikët vitin e kaluar.

Nicolas Cage Doesn't Want to Be Called an Actor - News Concerns

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit